Arsenali ndalet me barazim në shtëpi nga Brentfordi

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 12 Prill, 2025

Komente


Arsenali ndalet me barazim në shtëpi nga Brentfordi

Arsenali ka luajtur baras me rezultat 1-1 në shtëpi ndaj Brentfordit në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit anglez.

Të parët që rrezikuan ishin vendasit që patën një rast për gol në minutën e dhjetë me Gabriel Martinellin, por braziliani u ndal nga portieri mysafir.

Brentfordi ia doli që të rrezikojë për herë të parë portën e Arsenalit në minutën e 22-të, kur Kristoffer Ajer e detyroi David Rayan të intervenojë për ta evituar golin.

‘Topçinjtë’ menduan se kaluan në epërsi në minutën e 26-të përmes Kieran Tierney i cili realizoi me kokë, por ai u anulua nga VAR-i.


Të besuarit e Mikel Artetas e gjetën golin në minutën e 61-të me anë të Thomas Partey i cili realizoi për 1-0 pas asistimit nga Declan Rice.

Mysafirët ia dolën të barazojnë shifrat në minutën e 74-të me anë të Yoanne Wissa i cili realizoi për 1-1 duke shënuar në cepin e djathtë të portës së Rayas.

Pas këtij barazimi Arsenali vazhdon në pozitën e dytë me 63 pikë të grumbulluara, dhjetë më pak se Liverpooli që është lider me 73 sosh dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj