Zvicra bën stërvitje me Kosovën

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 5 Shtator, 2025

Komente


Zvicra bën stërvitje me Kosovën

Ishte ndeshja e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror, por Zvicra bëri stërvitje me Kosovën.

Kombëtarja zvicrane shënoi fitore bindëse para tifozëve vendas në stadiumin ”St. Jakob-Park”, me rezultat 4-0.

Manuel Akanji hapi serinë e golave në minutën e 22-të.

Pas tre minutave, Breel Embolo dyfishoi rezultatin.


Silvan Widmer shënoi golin e tretë në minutën e 39-të, derisa Embolo me golin e dytë personal, në minutën e 45-të, vulosi rezultatin përfundimtar.

Në ndeshjen tjetër të Grupit B, Slovenia barazoi 2-2 me Suedinë.

Në ndeshjen e ardhshme, Kosova me 8 shtator do të jetë nikoqire e Suedisë, derisa Zvicra përballet me Sloveninë.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj