Trump: Irani dhe Izraeli erdhën tek unë pothuajse në të njëjtën kohë, vet më kërkuan paqe

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 24 Qershor, 2025

Komente


Trump: Irani dhe Izraeli erdhën tek unë pothuajse në të njëjtën kohë, vet më kërkuan paqe

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë të re në platformën e tij Truth Social, duke thënë se Irani dhe Izraeli i janë drejtuar atij njëkohësisht me kërkesën për paqe.

“Israeli dhe Irani erdhën tek unë, pothuajse në të njëjtën kohë, dhe thanë: ‘PAQE!’ E dija që koha ishte TANI. Bota, dhe Lindja e Mesme, janë fituesit e vërtetë! Të dyja kombet do të përjetojnë DASHURI, PAQE DHE BEGATI të jashtëzakonshme në të ardhmen. Ata kanë shumë për të fituar, por edhe shumë për të humbur nëse largohen nga rruga e DREJTËSISË dhe SË VËRTETËS,” shkroi Trump.

Ai shtoi gjithashtu se e ardhmja e Iranit dhe Izraelit është e pakufishme dhe plot me premtime të mëdha. “ZOTI JU BEKOFTË TË DYVE!”, përfundoi ai.

Deklarata vjen mes raportimeve për një marrëveshje armëpushimi mes dy vendeve, ku Teherani fillimisht e ka mohuar ekzistencën e saj, ndërsa media shtetërore iraniane pretendon të kundërtën.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj