Zenel Kalanica, shembulli i suksesit dhe humanizmit nga Kosova

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 8 Korrik, 2025

Komente


Zenel Kalanica, shembulli i suksesit dhe humanizmit nga Kosova

Zenel Kalanica është një prej biznismenëve më të suksesshëm që Kosova ka dhënë në Perëndim. Me shumë mund, vizion dhe përkushtim, ai arriti të ndërtojë një karrierë të shkëlqyer në shtetet perëndimore, veçanërisht në Zvicër, duke e kthyer emrin e tij në sinonim të suksesit dhe korrektësisë. 

Por suksesi i tij nuk ndalet atje, Zenel Kalanica mbetet i lidhur ngushtë me vendlindjen e tij, ku vazhdon të kontribuojë duke hapur dyer të reja për të rinjtë kosovarë.

Me zgjerimin e biznesit të tij edhe në Kosovë përmes kompanisë NICA Group në Shtime, ai ka arritur të punësojë dhjetëra të rinj, duke sjellë standarde evropiane dhe mundësi të reja zhvillimi në vend. 

Zenel Kalanica ka sjellë një koncept modern prodhimi, duke ofruar kuzhina të dizajnuara me stil, dhoma gjumi elegante, paradhoma funksionale, dekore të ndryshme dhe mobilje për zyra dhe shumë produkte të tjera të nivelit të lartë.

Kjo fabrikë është duke u bërë një nga qendrat më të rëndësishme të prodhimit në Kosovë, jo vetëm për tregun vendas, por edhe për eksport.

Së shpejti, Kalanica ka vendosur të hapë edhe një qendër tjetër në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, aty ku do të ekspozohet një pjesë e madhe e punës së tyre.

Ky investim i Kalanicës në Kosovë u mbështet vite më parë nga Komuna e Shtimes, në kohën e ish-qeverisjes së PDK-së, që e përkrahu me dhënien e pronës në zonën ekonomike në Shtime.

Aty, Kalanica pati ndërtuar një objekt gjigant dhe modern në këtë zonë, duke e shndërruar atë në një nga projektet më ambicioze me standarde evropiane.

Përveç si biznesmen vizionar, Zenel Kalanica njihet edhe si një humanist i madh. Ai është gjithmonë pranë komunitetit të tij, duke ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë dhe duke dhënë shembullin se suksesi merr kuptim të plotë vetëm kur ndahet me të tjerët.

Sot, NICA Group po tregohet po aq e suksesshme në Kosovë, sa edhe në shtetet perëndimore ku u forcua si biznes.

 Zenel Kalanica është dëshmi se diaspora jonë është forcë e madhe për zhvillimin ekonomik e shoqëror të Kosovës dhe frymëzim për gjeneratat e reja që ëndërrojnë të ndërtojnë një të ardhme më të mirë në vendin e tyre.


Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj