Njësi të KFOR-it e EULEX-it monitorojnë nga afër situatën në Zubin Potokut

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 30 Nëntor, 2024

Komente


Njësi të KFOR-it e EULEX-it monitorojnë nga afër situatën në Zubin Potokut

KFOR-i hungarez, EULEX-i, karabinier italianë po monitorojnë nga afër situatën në Varagë të Zubin Potokut dhe përreth.

Dhjetëra vetura të KFOR-it në hyrje të Zubin Potokut po monitorojnë situatën nga afër.

Më herët Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke u zhvilluar një aksion në disa shtëpi të fshatit Varage të Zubin Potokut, ku mbrëmë ka ndodhur një shpërthim në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Ndryshe në vendin e ngjarjes, ku ka ndodhur shpërthimi i mbrëmshëm, tek kanali i Ibër Lepencit janë vendosur 6 tuba në kanalin që është dëmtuar nga shpërthimi.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj