Fitorja ndaj Letonisë e dërgon Shqipërinë në vendin e dytë, para Serbisë

Shqipëria ka fituar 1-0 ndaj Letonisë në “Air Albania”, duke marrë 3 pikë të arta në luftën për t’u kualifikuar në Botëror.
Kuqezinjtë e nisën ndeshjen me shumë dëshirë, mirëpo rezultati nuk ishte edhe aq i kënaqshëm. Golin e vetëm e shënoi Asllani nga pika e bardhë, i cili e ekzekutoi me mjeshtëri penalltinë.
Me këtë fitore Shqipëria rikthhehet në vendin e dytë me 8 pikë, duke lënë mbrapa kështu Serbinë, e cila u mposht nga Anglia 0-4. Në krahun tjetër, Letonia është në vendin e katërt me katër pikë
Komente