Interi mposht Comon

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 23 Dhjetor, 2024

Komente


Interi mposht Comon

Interi ka realizuar fitore 2:0 ndaj Comos në xhiron e 17-të të Serie A-së.

Carlos Augusto realizoi për 1:0 në minutën e 48-të të takimit pas asistimit nga Hakan Calhanoglu.

Golin e dytë e realizoi sulmuesi në formë, Marcus Thuram, në minutën e 93-të shtesë.

Zikaltrit tani ndodhen në vendin e tretë me 37 pikë, tri më pak se Atalanta që zë vendin e parë, e një më pak se Napoli në të dytin, por kampionët në fuqi kanë edhe një lojë për ta zhvilluar.

Në anën tjetër, Como-ja ndodhet e 16-ta me 15 pikë.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj