Kryeministri britanik nis vizitën në Lindjen e Mesme: Jam shumë, shumë i kënaqur që Assad ka rënë

Keir Starmer ka mirëpritur rënien e Bashar al-Assadit, duke thënë se sirianët “e kanë duruar regjimin e tij brutal për shumë, shumë gjatë”.
Kryeministri britanik deklaroi se qeveria e tij “po flet me aleatët rajonalë” ndërsa u kërkoi sirianëve të gjejnë “një rrugë politike përpara”, duke shtuar se “është shumë e rëndësishme që civilët dhe pakicat të mbrohen në këtë proces”.
“Por jam shumë, shumë i kënaqur që Assad ka rënë”, tha Starmer.
Mirëpo Keir nuk pranoi të tregonte nëse Britania e Madhe do të zhvillonte bisedime me kryengritësit që kanë rrëzuar Assadin pas 24 vjetësh në pushtet.
Starmer tha se është e rëndësishme që “të stabilizohen, të refuzojnë terrorizmin dhe dhunën dhe që të gjithë të punojnë drejt një zgjidhjeje politike për të ardhmen e Sirisë dhe rajonit”.
Komente