Që nga sot, shtetasit e huaj mund të aplikojnë online për leje qëndrimi në Kosovë

Divizioni për të huaj në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ka njoftuar se nga sot, 9 qershor, ka rifilluar aplikimi për caktimin e termineve për leje qëndrimi për shtetasit e huaj përmes platformës digjitale e-Kosova.
Sipas MPB-së, kjo mundësi synon të lehtësojë procesin e aplikimit, të eliminojë pritjet e gjata dhe të sigurojë respektimin e të drejtave të shtetasve të huaj, të cilët kërkojnë leje qëndrimi në Republikën e Kosovës.
“Kjo mundësi ka për qëllim lehtësimin e procesit të aplikimit për leje të qëndrimit nga shtetasit e huaj, eliminimin e pritjeve të gjata përmes rezervimit të terminit dhe respektimin e të drejtave të shtetasve të huaj”, thuhet në njoftim.
MPB-ja thekson se rezervimi i terminit është i domosdoshëm për të gjithë ata që kërkojnë leje të re qëndrimi apo që duan të vazhdojnë lejen aktuale, në mënyrë që të respektohen afatet ligjore.
Komente