Vrasja në Llapashticë të Podujevës, mediat lokale i publikojnë fotografitë e të dyshuarit dhe viktimës

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 6 Shtator, 2025

Komente


Vrasja në Llapashticë të Podujevës, mediat lokale i publikojnë fotografitë e të dyshuarit dhe viktimës

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Llapashticë të Podujevës. Sipas mediave lokale, viktima është Bashkim Spahiu nga fshati Gllamnik, i cili raportohet se është vrarë me 10 plumba në veturën e tij.

Duke cituar të njëjtit, vrasësi dyshohet të jetë Arbër Havolli, i cili po kërkohet nga Policia e Kosovës.

Lajmin për vrasjen është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se lidhur me rastin ata kanë marrë informata për të shtëna me armë rreth orës 19:30.


Po ashtu nga policia është bërë e ditur edhe se hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast.

‘‘Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast’’, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj