Gjendet një mjet i dyshuar i pashpërthyer në Ferizaj – FSK dhe KFOR ndërhyjnë për ta larguar

Një mjet i dyshuar i pashpërthyer ka shkaktuar shqetësim dje pasdite në Ferizaj, ku punëtorët kanë njoftuar Policinë pas gjetjes së tij në një zonë të frekuentuar.
Rasti është raportuar rreth orës 15:00 nga B. K rreth 47-vjeçar, i cili gjatë punimeve në mbikalimin përballë shkollës “Zenel Hajdini”, ka hasur në një predhë të dyshuar të pashpërthyer.
Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes ka dalë njësia reaguese e Policisë, e cila ka bërë sigurimin e perimetrit. Më pas, ekipet e deminimit të FSK-së dhe KFOR-it kanë ndërhyrë dhe kanë tërhequr në mënyrë të sigurt mjetin e dyshuar.
Operacioni ka përfunduar pa incidente dhe situata është normalizuar.
NË TREND
Postime tjera
13 Korrik, 2025
Komente