Ekstradohen nga Dubai në Shqipëri tre shqiptarët e akuzuar për vrasje dhe grupe kriminale

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 19 Qershor, 2025

Komente


Ekstradohen nga Dubai në Shqipëri tre shqiptarët e akuzuar për vrasje dhe grupe kriminale

Tre shqiptarët e shumëkërkuar për vrasje dhe pjesëtarë të organizatave kriminale janë ekstraduar nga Dubai për në Shqipëri.

Të ekstraduarit janë Maksim Koçi, Ervis Daka dhe Ado Xhika.

Sipas policisë, tre shqiptarët janë akuzuar nga GjKKO-ja, si të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale kundër personit dhe si përkrahës të një shtetasi të shumëkërkuar.

“-E. D., 38 vjeç, të cilit GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal;

-M. K., 39 vjeç, të cilit GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për interes dhe hakmarrje, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal;

-A. Xh., 40 vjeç, të cilit GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Të ekstraduarit iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj