Visar Azemi takon OVL-në e UÇK-së në Ferizaj

Sot, së bashku me gjeneralin z. Bedri Zeqiri dhe shefin e asamblistëve, z. Flamur Istrefi, patëm nderin të vizitojmë Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj.
Në këtë vizitë, bashkë me kryetarin e organizatës, z. Afrim Mehmeti dhe nënkryetarin, z. Luan Jahiri, diskutuam për rëndësinë e mbështetjes së plotë dhe angazhimit për çështjet e veteranëve. Gjithashtu, u theksua domosdoshmëria e ruajtjes së trashëgimisë së luftës së UÇK-së. Kujdesi ndaj veteranëve është një detyrë që tejkalon përmasat politike dhe mbetet përgjegjësi morale dhe kombëtare.
Organizatat si ajo e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të kenë kujdesin institucional dhe mbështetjen e pakushtëzuar. Përkushtimi ynë për të nderuar dhe përkujtuar sakrificat e veteranëve dhe dëshmorëve, të cilët dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës, do të mbetet gjithmonë udhërrëfyesi ynë.
Komente