Gjatë muajit mars në regjionin e Ferizajt regjistrohen 144 aksidente të komunikacionit

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 8 Prill, 2025

Komente


Gjatë muajit mars në regjionin e Ferizajt regjistrohen 144 aksidente të komunikacionit

Gjatë muajit mars 2025, në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë raportuar gjithsej 144 aksidente të komunikacionit rrugor. Prej tyre 68 aksidente janë regjistruar me lëndime në të cilat u lënduan 108 persona. Ndërkaq me dëme material janë regjsitruar gjithsejtë 76 aksidente.

‘’Gjithashtu, gjatë muajit mars 2025, policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 5.590 gjoba për kundërvajtje të ndryshme dhe ka hequr 67 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda, ku parashihet masa mbrojtëse e heqjes së patentë shoferit, ndërsa krahasuar me muajin mars të vitit 2024, ishin shqiptuar 5.551 gjoba , apo + 0.70 %. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit’’, thuhet në raportin mujor të Policisë në Ferizaj.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj