PDK-ja e LDK-ja me akuza drejt qeverisë, për përshpejtimin e projektligjeve

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 7 Dhjetor, 2024

Komente


PDK-ja e LDK-ja me akuza drejt qeverisë, për përshpejtimin e projektligjeve

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike të Kosovës konsiderojnë se partia në pushtet ka përshpejtuar votimin e Projektligjit për Sigurime Shëndetësore me qëllime të fushate elektorale dhe si justifikim për dështimet katër viteve të kaluara.

PDK-ja e LDK -ja thonë për EO se kalimi i këtyre projektligjeve përbëjnë shkelje procedurale dhe shkelje të rregullores së Kuvendit.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se partia në pushtet qëllimshëm ka përshpejtuar kalimin e projektligjeve nëpër komisione.

Ai ka përmendur edhe ftesat kur u janë dërguar deputetëve për t’i trajtuar nëpër komisione parlamentare.

“Këto janë shkelje procedurale por edhe shkelje të rregullores. Për të gjitha këto ligje kanë kaluar të enjten, nuk iu është dhënë mundësia as deputetëve që të bëjnë amendamente por gjithashtu është shmangur edhe dëgjimi publik me palët e interesit, me qytetarët edhe sindikatat dhe organizatat tjera të shoqërisë civile, që të kemi ligje më të mira. Gjithashtu, këto ligje kishin shumë gabime edhe paqartësi. Ishin ligje të dobëta, ku vetë Qeveria ka bërë amendamente në projektligje të cilat i ka dorëzuar në Kuvend sepse edhe ata e dinë që kanë qenë gabimisht të formuluara. Për projektligjin për sigurime shëndetësore edhe për projektligjet tjera të cilat kanë kaluar me këtë formën e përshpejtuar, konsideroj që presidentja duhet t’i rikthejë”, ka thënë Haxhiu, teksa përmend edhe gabimet që janë bërë në Projektligjin për krijimin e Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme. Ka thënë se nuk është specifikuar se nga do të rrjedh buxheti i tyre.

“Ky projektligj thotë se shteti paguan kontributet por në përkufizime nuk e përcaktojnë se a paguhet nga buxheti i Kosovës apo i paguan komunat për raste të caktuara, ose paguhen nga Qeveria, e kështu më radhë. Krijimi i Fondit i ri për Sigurimet e Detyrueshëm është i paqartë dhe në njërin nen të ligjit saktësohet që detyra e Fondit është kontraktimi i shërbimeve, pastaj në nenin tjetër, Fondit i jepet mundësia që të blejë barna edhe pajisje mjekësore, drejtpërdrejt prej prodhuesit ose në format tjera përmes personave të autorizuar dhe këtë e shndërrojnë Fondin e Sigurimeve Shëndetësore në tregtar të barnave që nuk është detyrë e tyre Fondi duhet të kontraktojë shërbime dhe ato shërbime t’i kontraktojë nga institucionet e licencuara në Republikën e Kosovës”, u shpreh Haxhiu.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj