Vazhdon ecuria perfekte e Arne Slot në Champions, Liverpuli lider

Liverpooli ka shënuar fitore si mysafir i Gironas me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së gjashtë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Joe Gomez dhe Darëin Nunez rrezikuan në start për Liverpoolin, ndërsa Alejandro Frances , Bryan gGil dhe Migeul Gutierez kishin raste për Gironën në fillim të sfidës.
Pjesa e dytë nisi me Liverpoolin më serioz në fushë, ndërsa në minutën e 60-të fitoi penallti.
Ishte Mohamed Salah që shënoi nga pika e bardhë për 1-0.
Trent Alexander-Arnold ka mundur t’i shtojë shifrat, por nuk arriti të shënojë.
Liverpooli me këtë fitore mbetet lider në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve me 18 pikë, ndërsa me tre pikë është në vendin e 30-të.
Komente