Formacionet zyrtare, Kosova – Komoret: Franco Foda me rotacione të mëdha

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 9 Qershor, 2025

Komente


Formacionet zyrtare, Kosova – Komoret: Franco Foda me rotacione të mëdha

Kombëtarja e Kosovës do të luajë me fillim nga ora 19:00 ndaj Komoreve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. 

‘Dardanët’ tashmë kanë publikuar edhe formacionin zyrtar për këtë sfidë. 


Në krahasim me miqësoren e zhvilluar ndaj Armenisë, tekniku gjerman ka vendosur të bëjë plotë shtatë ndryshime në përbërje. 



Duke filluar nga porta, Visar Bekaj zë vendin e Amir Saipit i cili luajti ndaj Armenisë nga minuta e parë. 

Në fazën e mbrojtjes, ylli i Prishtinës, Ron Raçi merr debutimin me fanellën dardane. 

Florent Hadërgjonaj, Lindon Emërllahu, Donat Rrudhani, Meriton Korenica dhe Albion Rrahmani po ashtu e nisin takimin nga minuta e parë. 

Formacionet zyrtare: 

Kosova: Bekaj, Vojvoda, Dellova, Raçi; Hadërgjonaj, Emërllahu, Rexhbecaj, Rrudhani; Jashari, Korenica; Rrahmani. 



Komoret: Pas pak…

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj