U kritikua për veshjen në ditëlindjen e vajzës, reagon Kiara

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 4 Maj, 2025

Komente


U kritikua për veshjen në ditëlindjen e vajzës, reagon Kiara

Pas një vale komentesh kritike në rrjet lidhur me veshjen që Kiara Tito zgjodhi për ditëlindjen e parë të vajzës së saj, Lunës, moderatorja ka vendosur të reagojë publikisht.

Në një postim të fundit në Instagram, Kiara ka publikuar një imazh nga sfilata e Chanel pranverë-verë 2002, duke zbuluar se pikërisht nga ky stil është frymëzuar për fustanin që kishte veshur në festë.

“Për fustanin e ditëlindjes së Lunes u frymëzuam nga një sfilatë e Chanel koleksioni pranverë-verë i vitit 2002, për të gjithë kritiket,” – ka shkruar ajo me një dozë ironie.

Duke sqaruar edhe një detaj që shumë kishin komentuar, ajo shton: “Dhe jo, nuk kisha vapë, isha super rehat!”

Reagimi i saj duket se është një mesazh i qartë për të gjithë ata që komentojnë me negativitet pamjen apo zgjedhjet e saj.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj