Bahrije Hyseni zotohet se do të angazhohet për barazi gjinore.

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 2 Dhjetor, 2024

Komente


Bahrije Hyseni zotohet  se do të angazhohet për barazi gjinore.

Me frymën rugoviane dhe energjinë vizionare të Kryetarit Lumir Abdixhiku, është e domosdoshme që në këto zgjedhje, si kurrë më parë, të votohet për LDK-në përtej kufijve të politikës së zakonshme.

LDK-ja është shembulli më i mirë i mundësive, ku çdo grua ndjehet vetvetja në këtë familje të madhe politike.

Si Kryetare e Forumit të Gruas, dega Ferizaj, zotohem të jem një zë i fuqishëm për çështjet sociale, ekonomike, kulturore dhe për barazinë gjinore. Me kuptimin e plotë të përgjegjësisë, besimi juaj ndaj meje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës mbetet misioni dhe zotimi ynë për të shtruar "Rrugën e Re" të Kosovës në katër vitet e ardhshme.

Ky besim dhe bindje u dëshmuan fuqishëm edhe në tubimin e sotëm, organizuar nga tri degët e LDK-së në Zvicër, ku mori pjesë edhe Kryetari Lumir Abdixhiku.

Të lodhur nga rrugët e vjetra politike, së bashku dhe më të gatshëm se kurrë, do të ecim drejt "Rrugës së Re të Kosovës", ashtu siç e duam dhe e meritojmë.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj