Adriana Lima martohet me partnerin e saj Andre Lemmers në Abu Dhabi

Supermodelja braziliane Adriana Lima ka njoftuar se është martuar me partnerin e saj, Andre Lemmers.
43-vjeçarja ndau lajmin e gëzuar në Instagram, ku publikoi një foto të unazave të saj mahnitëse.
Në postimin e saj, ylli i Victoria’s Secret tregoi një imazh të ëmbël ku shihej duke mbajtur duart me Andre në një peizazh shkretinor, ndërsa ekspozonte unazat e saj të shkëlqyera.
Në mbishkrimin e fotos, Adriana shkroi: “Zyrtarisht zonja Lima Lemmers AKA Limers [emoji unazë dhe emoji nuse]”.
Adriana kohët e fundit ndau disa fotografi nga një udhëtim në Abu Dhabi, ku duket se është shkrepur edhe fotografia e unazave.
Ajo dhe Andre nisën lidhjen e tyre në fillim të vitit 2021 dhe debutuan si çift në tapetin e kuq gjatë Festivalit të Filmit në Venecia.
Në gusht të vitit 2022, Adriana mirëpriti fëmijën e saj të tretë – të parin me Andre. Djali, i cili lindi më 29 gusht në Santa Monica, Kaliforni, mori emrin Cyan Lima Lemmers, duke pasur mbiemrat e të dy prindërve.
Një burim i afërt me çiftin ka treguar se emri Cyan është “frymëzuar nga ngjyrat e bukura të ujërave në destinacione si Maldivet, Bahamas dhe Bora Bora” dhe se “Cyan është ngjyra midis gjelbërit dhe kaltërtës në spektrin e ngjyrave”.
Adriana ka edhe dy vajza nga martesa e saj e mëparshme me basketbollistin serb Marko Jaric: Valentina (12 vjeçe) dhe Sienna (9 vjeçe). Një burim për revistën People deklaroi se “bebja tashmë ka buzët dhe sytë e mamit” dhe se “mami dhe bebja janë në shtëpi dhe të shëndetshëm”
Adriana njoftoi shtatzëninë e saj përmes një videoje në TikTok në shkurt të vitit 2022.
Komente