Tërnava: Kush vret një njeri pa të drejtë sikurse të kishte vrarë gjithë njerëzimin

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 30 Mars, 2025

Komente


Tërnava: Kush vret një njeri pa të drejtë sikurse të kishte vrarë gjithë njerëzimin

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në manifestimin qendror për festën e Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, u ndal edhe te vrasjet e ditëve të fundit në Kosovë, raporton Ekonomia Online. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të respektohet jeta e gjithsecilit.

“Humbën jetën katër qytetarë të vendit tonë që është shqetësim dhe brengosje për të gjithë ne. Në islam vrasja është akt i ndaluar, i shëmtuar dhe një nga gjynahet më të mëdha. Kush vret një njeri pa të drejtë është sikurse të kishte vrarë gjithë njerëzimin. Apelojmë për respektimin e jetës së çdo individi. Të gjithë duhet të jemi unikë për të treguar paqe dhe solidarizim”, tha myftiu Tërnava.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj