Parlamenti i ri i Shqipërisë – Kështu ndahen mandatet mes PS dhe PD, partitë e reja sigurojnë ulëse

Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlamentare duke shprehur vullnetin e tyre. Pasi nisi procesi i numërimit të votave filloi të marrë formë edhe parlamenti i ri.
Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 82 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 52 mandate deputeti.
E treta renditet Partia Social Demokrate, e cila deri më tani parashikon tri mandate, ndërsa më pas, vijnë Nisma Shqipëria Bëhet, Partia Mundësia dhe Lëvizja Bashkë me nga 1 mandat.
Komente