Tentoi të kontrabandonte këpucë e trenerka në kufi, kapet nga policia

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 10 Prill, 2025

Komente


Tentoi të kontrabandonte këpucë e trenerka në kufi, kapet nga policia

Njësiti patrullues i Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Zhegër, në bashkëpunim me policinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), kanë ndërmarrë një aksion të përbashkët për parandalimin e kontrabandës së mallrave nga territori i RMV në territorin e Republikës së Kosovës.


Në fshatin Mjak të Vitisë, është ndaluar një automjet transportues me ngjyrë të bardhë dhe targa vendore i cili drejtohej nga shtetasi kosovar U.J.

Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur sasi të konsiderueshme mallrash komerciale për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës.

Lidhur me këtë policia ka sekuestruar rreth 108 kuti me këpucë të llojeve të ndryshme dhe rreth 100 komplete trenerka (veshje sportive).

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘kontrabandë me mallra’.

Gjithashtu është bërë konfiskimin i automjetit dhe mallrave. I dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj