Protestohet para KEDS-it në Ferizaj, shkak furnizimi jo i rregullt me energji elektrike

Protestohet para KEDS-it në Ferizaj, shkak furnizimi jo i rregullt me energji elektrike
Banorët e fshatrave të Ferizajt: Balaj, Manastirc, Neredime e Epërme, Neredime e Poshtme dhe Jezerc, kanë protestuar sot para selisë së KEDS-it në Ferizaj, për të dytën herë brenda muajit për padrejtësitë që sips tyre po u’a bënë KEDS, siq janë: tensioni i ulët që po dëmton paisjet e amvisërisë dhe makineritë e bizneseve të ndryshme të asaj ane, rrjeti i dobët e reduktime të mëdha të energjisë elektrike dhe paparalajmërim.
Një grup përfaqësuesisht të tyre u pritën nga zyrtarë të KEDS-it, por që dolën të zhgënyer nga përgjigjet që kishin marrë dhe se nuk i’u ofruan zgjidhje për kërkesat e tyre.
Banorët e këtyre lokaliteteve, sot kanë pralajmëruar se në shenjë proteste nuk do t'i paguajnë faturat sherri i reduktimeve dhe se nuk do të lejojnë inkasantët të lexojnë orët elektrike.
Komente