Temperaturat gati 40 gradë, ja sa duhet të prisni në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 22 Korrik, 2025

Komente


Temperaturat gati 40 gradë, ja sa duhet të prisni në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat rreth gjendjes në pikat kufitare.



Sipas të dhënave, nuk ka edhe aq qarkullim edhe përkundër faktit se tashmë mërgimtarët në numër të shtuar po vijnë në vendlindje për t’i kaluar pushimet.

Derisa temperaturat kanë arritur në 40 gradë në vendin tonë, pritjet më të gjata janë regjistruar te pika kufitare “Dheu i Bardhë”.

Për të hyrë në Kosovë pritjet në këtë pikë janë nga 10 deri në 15 minuta.


Në të gjitha pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet pa vonesa me të gjata se 3 deri 5 minuta.

Përditësimi i të dhënave të fundit është bërë në ora 17:10 minuta.


Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj