Brenda javës në rajonin e Ferizajt regjistrohen 12 raste të vjedhjeve dhe 26 arrestime

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin dhe trajtimin e incidenteve, vjedhjeve dhe dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës në Ferizaj, gjatë periudhës 12 maj deri më 18 maj janë raportuar 12 raste të veprave penale kundër pasurisë.
“Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 12 raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhur si vijon: 7 raste në Ferizaj, 3 raste në Shtime, një raste në Kaçanik dhe një rast në Shtërpcë. Ndërkaq, veprat penale të dhunës në familje kanë ndodhur tre raste në Ferizaj dhe një rast në Shtime”, thuhet në raport.
Sipas Policisë së Kosovës gjatë kësaj periudhe janë realizuar edhe 26 arrestime të kërkuar nga gjykata.
“Policia ka arrestuar 26 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse. Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë për parandalimin dhe luftimin e krimit. Ju mund të raportoni rastet kriminale”, thuhet në raport.
Komente