Shteti merr kredi 25 milionë euro për impiant të ri për trajtim të ujërave të zeza

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 23 Janar, 2025

Komente


Shteti merr kredi 25 milionë euro për impiant të ri për trajtim të ujërave të zeza

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) i ka ofruar Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës një kredi sovrane deri në 25 milionë euro në dobi të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit”Prishtina” për përmirësimin e trajtimit të ujërave të zeza, nëpërmjet ndërtimit të dy impianteve për trajtim të ujërave të zeza dhe zgjerimit të rrjetit.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) i ka ofruar Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës një kredi sovrane deri në 25 milionë euro në dobi të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit”Prishtina” për përmirësimin e trajtimit të ujërave të zeza, nëpërmjet ndërtimit të dy impianteve për trajtim të ujërave të zeza dhe zgjerimit të rrjetit.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka theksuar se qeveria e Kosovës veç i ka realizuar një sërë projektesh që kishin për qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe sigurimin e mirëqenies së qytetarëve të vendit, duke përfshirë projektet për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë, Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, u shpreh se: “Ndërtimi i këtij impianti jo vetëm që do të sigurojë që trajtimi i ujërave të zeza të jetë në përputhje me standardet evropiane, por gjithashtu do të luajë një rol kyç në uljen e ndotjes së lumenjve dhe ruajtjen e burimeve ujore”.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” është kompani shtetërore për menaxhimin e ujërave dhe ujërave të zeza që i shërben rajonit të Prishtinës, i cili përfshin edhe komunën e Podujevës.

Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA) po e mbështet Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit Prishtina për përgatitjen e projektit duke ofruar një grant prej 270,000 eurosh. BERZH-i do t’i ndihmojë kompaninë edhe që të sigurojë bashkëpunim teknik shtesë dhe grante investimi në mënyrë që ta bëjë këtë investim më të realizueshëm dhe të përballueshëm për qeverinë e Kosovës.

Historikisht, infrastruktura komunale në Kosovë ka vuajtur nga mungesa e investimeve në shërbimet e ujërave të zeza. Ky investim është bërë prioritet për qeverinë në mënyrë që të ofrohet higjienë më e mirë për popullin e Kosovës dhe të trajtohen shqetësimet mjedisore në rritje. BERZH-i ka luajtur një rol kyç në mbështetjen e përpjekjeve të qeverisë, duke ofruar financim për tri impiante të tjera për trajtimin e ujërave të zeza në Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë.

Ky projekt është plotësisht i përafruar me strategjinë e vendit të Bankës për Kosovën, e cila synon të mbështesë zhvillimin e infrastrukturës më të qëndrueshme dhe më reziliente ndaj klimës.

BERZH është investitor institucional kryesues në Kosovë, duke derdhur më shumë se 770 milionë euro në Kosovë përmes 120 projekteve deri më sot.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj