Osmani kujton Tahir Zemajn në përvjetorin e vrasjes: Vrasësit ende nuk janë ndëshkuar

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 4 Janar, 2025

Komente


Osmani kujton Tahir Zemajn në përvjetorin e vrasjes: Vrasësit ende nuk janë ndëshkuar

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar kolonelin Tahir Zemaj, në 22-vjetorin e vrasjes.

Në një postim të Presidencës së Kosovës në Facebook, thuhet se në 22-vjetorin e vrasjes, e kujtojnë me respekt heroin e Kosovës, kolonelin Tahir Zemaj, ushtarakun e UÇK-së dhe njërin nga figurat më të shquara të luftës për liri.

“22 vjet më parë, ai u vra pabesisht në hyrje të Pejës, së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin. Vrasësit, të cilët lanë pas tragjedinë dhe dhimbjen, ende nuk janë ndëshkuar. Kjo është një dhimbje që nuk mund të fshihet, një plagë që është ende e hapur”.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj