Shqipëria dërgon trupa ushtarake në operacionin e BE-së në Bosnjë e Hercegovinë

Shqipëria ka dërguar 30 trupa nga Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë në Bosnjë e Hercegovinë në kuadër të misionit EUFOR ALTHEA.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrotjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
”Shqipëria shton praninë në misionin EUFOR ALTHEA. Një togë me 30 trupa nga Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë do të jetë kontingjenti i parë shqiptar në operacionin e Bashkimit Evropian në Bosnjë ë Hercegovinë, duke e çuar në rreth 500 numrin e ushtarakëve shqiptarë në misionet dhe përfaqësitë jashtë vendit”, ka shkruar ai.
Forcat e armatosura kanë aftësinë që të ndërveprojnë në misione stabiliteti dhe paqeruajtëse me forcat aleate dhe ky është një kontribut që aleatët tashmë ua njohin djemve dhe vajzave tona në misione të kësaj rëndësie për stabilitetin rajonal, ka shtuar ai
Komente