Osmani, pas takimit me Merz: Pres më padurim të forcojmë partneritetin Kosovë-Gjermani

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 17 Maj, 2025

Komente


Osmani, pas takimit me Merz: Pres më padurim të forcojmë partneritetin Kosovë-Gjermani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kancelarin gjerman, Friedrich Merz.

Takimi zuri vend në Tiranë, aty ku po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian, shkruan IndeksOnline.

Pasi shkëmbyen qëndrime dhe analiza rreth tema të caktuara, Osmani u shpreh se mezi pret të punojë me kancelarin Merz për të forcuar partneritetin Kosovë-Gjermani.

“Gjermania ka qëndruar prej kohësh pranë Kosovës, si një mik, një partner dhe një aleat i palëkundur.

Ishte kënaqësi të takoja kancelarin Friedrich Merz në Tiranë gjatë Samitit të Liderëve të EPC-së.

Pres me padurim të punoj me kancelarin për të forcuar partneritetin tonë ndërsa punojmë së bashku drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane” shkroi Osmani

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj