Shkëmbim zjarri mes një polici dhe një qytetari në Doganaj të Ferizajt, plagosen të dytë

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 21 Korrik, 2025

Komente


Shkëmbim zjarri mes një polici dhe një qytetari në Doganaj të Ferizajt, plagosen të dytë

Dy persona janë plagosur të hënën pas mesnate si pasojë e të shtënave me armë në fshatin Doganaj të Ferizajt. 

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se në rasti është i përfshirë edhe një zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës.

Sipas Veselit, të plagosurit pasi kanë marrë ndihmën e parë në Qendrën Emergjente ne Ferizaj janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor dhe sipas informatave nga personeli mjekësor ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

“Sot, më 21.07.2025, rreth orës 00:50 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë, për një rast të gjuajtjes me armë zjarri në fshatin Doganaj të Ferizajt, ku dy persona janë plagosur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë fillimisht policët e rendit, e më pas edhe Njësia e Hetimeve Rajonale dhe Forenzika”.


“Nga hetimet fillestare mësohet se në incident ishin të përfshirë dy persona: një qytetar me veturën “Golf 7” dhe një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare, me veturën “BMW”. Për shkak të përfshirjes së zyrtarit policor, është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK). Nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar dy vetura, dy armë zjarri (pistoleta), 16 gëzhoja dhe një predhë. Ndërsa janë intervistuar dy dëshmitarë që gjendeshin në njërën nga veturat”.

“Hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me IPK-në dhe nën autorizimin të prokurorit kujdestar të krimeve të rënda, derisa rasti është cilësuar “Vrasje e mbetur në tentativë dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, tha Veseli.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj