Komuna e Ferizajt organizon debat publik për menaxhimin e mbeturinave

Komuna e Ferizajt, pikërisht drejtoria për Shërbime Piblike, ka organizuar një debat publik me qytetarë për t’u konsultuar lidhur me Draft-Vlerësimin Strategjik Mjedisor dhe Planet Ndërkomunale të Menaxhimit të Mbeturinave. Në këtë tubim morën pjesë vetëm pesë qytetar.
Ky Draft-Vlerësimin Strategjik Mjedisor përfshijnë komunat: Gjilan, Kamenicë, Viti, Novobërdë, Partesh, Kllokot, Ranillug, Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Hani i Elezit, Shtërpcë dhe Kosovë.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Ferizajt, Alberton Sahiti, theksoi rëndësinë e këtij dokumenti, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të praktikave të menaxhimit mjedisor.
Sipas tij ky dokument ka për qëllim sigurimin e praktikave më të mira për menaxhimin e fraksioneve të ndryshme të mbeturinave në rajon, përfshirë masat për parandalimin dhe minimizimin e gjenerimit të tyre.
“Ky studim parafizibiliteti, në thelb, ofron një plan të qartë veprimi për zbatimin e një sistemi të integruar ndërkomunal për menaxhimin e mbeturinave,” tha Sahiti.
Pjesëmarrësit në konsultim shprehën mbështetje për planin, duke dhënë njëkohësisht edhe propozime dhe komente për përmirësimin e mëtejshëm të tij.
Dokumenti është i hapur për konsultim publik deri më 23 qershor 2025, dhe ftohen të gjitha palët e interesuara të japin kontributin e tyre përmes komenteve dhe sugjerimeve në adresë të Komunës së Ferizajt.
Komente