Shemsi Mustafa jep detaje rreth tërmetit të sotëm në Kosovë

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 17 Dhjetor, 2024

Komente


Shemsi Mustafa jep detaje rreth tërmetit të sotëm në Kosovë

Drejtori i Institutit Sizmologjik i Kosovës, Shemsi Mustafa, ka dhënë detaje lidhur me tërmentin i cili ka goditur sot Kosovën.

A i ka thënë bazuar në rrjetin sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, Ministria e Ekonomisë dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, tërmeti ka ndodhur në ora 11:41:46 sipas kohës lokale.

“Territori i Kosovës është goditur me një tërmet me magnitudë 2.9 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë të Merkalit. Thellësia hipoqendrore ishte 11 km. Epiqendra e këtij tërmeti ishte (Lokacioni me koordinata gjeografike: 42.318 ; 21.436; 9 km në verilindje VL të Vitisë2 km në jugperëndim JP të fshatit Subëll”, ka thënë Mustafa për rtv21..

Ai ka shtuar se tërmeti në fjalë nuk kishte potencialin të rrezikon qytetaret apo ndonjë dëm material.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj