Rubin Kazani e bën milioner Mirlind Dakun me kontratën e re që ia ka ofruar

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 24 Qershor, 2025

Komente


Rubin Kazani e bën milioner Mirlind Dakun me kontratën e re që ia ka ofruar

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, është në negociata me Rubin Kazanin për rinovimin e kontratës, pasi klubi rus dëshiron ta mbajë atë në skuadër edhe për vitet e ardhshme.

Pas dështimit të transferimit të tij te Zenit Shën Petersburgu, tani Rubin Kazani ka paraqitur një ofertë të re për Dakun, duke i propozuar kontratë afatgjatë deri në vitin 2029.


Aktualisht, Daku ka kontratë me klubin rus deri në verën e vitit 2025 dhe përfiton një pagë vjetore prej 700 mijë eurosh.



Me marrëveshjen e re, paga e tij pritet të rritet në 1 milion euro në vit. Argjentinasi Valentin Vada dhe rusi Aleksey Gritsaenko janwë aktualisht më të paguarit, por Daku pritet t’i barazojë. 

Bisedimet po ecin drejt përfundimit pozitiv, pasi te Rubin Kazani vlerësojnë lart kontributin e Dakut, i cili sezonin e kaluar shkëlqeu me 15 gola dhe 8 asistime në 26 ndeshje të luajtura në kampionat.


27-vjeçari iu bashkua Rubin Kazanit në verën e vitit 2023, pasi u transferua nga skuadra kroate e Osijekut. 

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj