Sot tentimi i 25-të për konstituimin e Kuvendit

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 2 Qershor, 2025

Komente


Sot tentimi i 25-të për konstituimin e Kuvendit

Sot, në orën 10:30, deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen për të 25-ën herë për të zgjedhur kryetarin e kuvendit dhe për të konstituuar legjislaturën e nëntë.


Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, insiston në kandidaturën e Albulena Haxhiut për postin e kryetares së Kuvendit, ndonëse nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme të votave në asnjërën nga 24 tentativat e mëparshme.

Vetëvendosje insiston që votimi të zhvillohet në mënyrë të fshehtë – një kërkesë që ka hasur në kundërshtim të ashpër nga partitë tjera, të cilat kanë bojkotuar procesin, duke e konsideruar këtë procedurë në kundërshtim me frymën kushtetuese dhe praktikën parlamentare.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, e vlerësoi së fundmi situatën “për keqardhje”, duke theksuar se problemet e tilla institucionale, historikisht, janë zgjidhur vetëm me ndërhyrje nga faktori ndërkombëtar.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj