Ronaldo drejt rinovimit me Al Nassrin

Cristiano Ronaldo është shumë pranë nënshkrimit të një kontrate të re me klubin saudit Al Nassr.
Sipas burimeve të afërta me palet, vetëm një detaj i fundit ka mbetur për t’u zyrtarizuar: nëse kontrata do të jetë njëvjeçare apo dyvjeçare — me mundësinë që ajo të zgjasë deri në qershor 2027, nëse lojtari vendos të vazhdojë.
Superylli portugez ka thënë “po” për të vazhduar aventurën në Saudi Pro League, duke shënuar një lëvizje të madhe për ligën që po synon të ruajë një nga figurat më të mëdha në historinë e futbollit.
Ky është një sinjal i qartë që Cristiano nuk e ka ndërmend të ndalet ende.
Komente