Rohde për moscertifikimin e Listës Serbe: Është procedurë që nuk duhet të politizohet

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 23 Dhjetor, 2024

Komente


Rohde për moscertifikimin e Listës Serbe: Është procedurë që nuk duhet të politizohet

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësim lidhur me moscertifikimin e Listës Serbe, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Rohde, në një postim në platformën X, ka thënë se procesi i certifikimit është procedurë formale që nuk duhet të politizohet

“Unë ndaj shqetësimet e BE-së dhe SHBA-së në lidhje me moscertifikimin e Listës Serbe. Zbatimi i barabartë i ligjit për të gjithë është thelbësor. Procesi i certifikimit është procedurë formale që nuk duhet të politizohet”, ka shkruar Rohde në një postimi në platformën X.

Shqetësime për për moscertifikimin e Listës Serbe, më heret kanë shprehur edhe SHBA-ja e Bashkimi Evropian.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Shkak për moscertifikim janë bërë thirrjet nacionaliste të kryetarit të kësaj liste, Zllatan Ellek, gjatë prezantimit të listës zgjedhore

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj