PSG-ja shkruan dy histori, fiton për herë të parë titullin e Champions League

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 31 Maj, 2025

Komente


PSG-ja shkruan dy histori, fiton për herë të parë titullin e Champions League

Skuadra e Paris Saint Germain ka shënuar fitore të thellë 5:0 ndaj Interit në finalen e Champions League.

Qysh në 20 minutat e para, skuadra franceze e kreu punën, duke shënuar dy gola, shkruan Indeksonline

Në minutën e 12’të, shënoi Hakimi, kurse në minutën e 20’të shënoi Doue.

Në pjesën e dytë, PSG-ja shënoi edhe tri herë tjera. Fillimsht Doue për 3:0 dhe më pas Kvara dhe Mayulu e mbyllen këtë ndeshje me shifrat 5:0.

Kjo ishte fitorja më e thellë në histori të Ligës së Kampionëve në finale.

Kurse hera e parë që PSG-ja fiton titullin në Champions.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj