Real Madridi po përgatit një tjetër transferim bombastik pas Alexander-Arnold

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 12 Prill, 2025

Komente


Real Madridi po përgatit një tjetër transferim bombastik pas Alexander-Arnold

Real Madridi po përgatit një tjetër transferim të madh falas teksa tashmë ka mbetur pak kohë para se të bëhet zyrtarizimi i Trent Alexander-Arnold.

‘Los Blancos’ pritet ta finalizojnë së shpejti transferimin e Alexander-Arnold, i cili do t’i bashkohet gjigantit spanjoll pasi t’i skadojë kontrata në verë.

Megjithatë, është raportuar se madrilenët mund të paguajnë një shumë të vogël parash për të siguruar shërbimet e tij para se të skadojë ajo kontratë

Dhe klubi tani po harton planet për transferimin e tyre të ardhshëm në atë që mund të konsiderohet një transferim bombastik.

Sipas një raportimi nga The Athletic, Real Madrid është i etur për William Saliban dhe po mbajnë një sy tek ai.

Ata shpresojnë ta transferojnë yllin e Arsenalit si lojtar të lirë pasi t’i skadojë kontrata në vitin 2027, me Rudiger që do t’i lironte vendin francezit.

24-vjeçari nuk është mbrojtësi i vetëm në radarin e Real Madridit, pasi ata gjithashtu po përcjellin edhe disa lojtarë të tjerë si Dean Huijsen, Castello Lukeba dhe Jorrel Hato.

Saliba ka luajtur 94 ndeshje në elitën e futbollit anglez me Arsenalin dhe është një lojtar i paprekshëm në formacionin e Mikel Artetas.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj