Tottenhami fiton përballjen e parë ndaj Liverpoolit në gjysmëfinale të FA Cup

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 9 Janar, 2025

Komente


Tottenhami fiton përballjen e parë ndaj Liverpoolit në gjysmëfinale të FA Cup

Tottenhami e ka fituar 1-0 ndeshjen e parë gjysmëfinale në FA Cup përballë Liverpoolit

Ndeshja nuk nisi mirë për Spurs, pasi lojtari i tyre Rodrigo Bentancur pësoi një lëndim horror dhe u detyrua të largohej nga fusha.


Në minutën e 15-të, në vend të tij u fut Brennan Johnson.

Pas 15 minutash, edhe Liverpooli u detyrua të bënte zëvendësim, pasi Jarell Quansah pësoi lëndim dhe u zëvendësua nga Wataru Endo.

Në 45 minutat e dytë, Liverpooli vazhdoi me dominim, mirëpo Spurs arritën të shënonin golin e fitores.

Në minutën e 76-të, Dominick Solanke mendoi se kishte shënuar ndaj ish-skuadrës së tij, por që VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.

Fitoren Tottenhamit ia siguroi Lucas Bergvall që shënoi për 1-0, me një asistim të Solankes.

Përballja e dytë do të vulosë se kush do të kalojë në finale, me fituesin që do të ketë punë me Arsenalin ose Newcastlen. 

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj