Real Madridi me ofertë befasuese për Alexander-Arnold, ka reaguar menjëherë Liverpooli

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 31 Dhjetor, 2024

Komente


Real Madridi me ofertë befasuese për Alexander-Arnold, ka reaguar menjëherë Liverpooli

Liverpooli refuzoi përpjekjen e Real Madridit për të sjellë Trent Alexander-Arnold (26) në radhët e tyre tashmë në janar, sipas mediave angleze.

Mbrojtësit i skadon kontrata në verë dhe mediat angleze kanë shkruar ditët e fundit se kampionët spanjollë janë thuajse të sigurt se mund ta bindin të vijë në Madrid.


Megjithatë, duke qenë se mbrojtësi i djathtë me përvojë i Real Madridit, Dani Carvajal është i lënduar, Carlo Ancelotti u përpoqë të nënshkruajnë me Alexander-Arnold që në fillim të muajit të ardhshëm.

Thuhet se ka pasur kontakt mes dy klubeve, jo ofertë formale apo monetare.

Liverpooli e refuzoi shpejt një tentativë të tillë transferimi, megjithëse rrezikon ta humbasë atë falas në verë.

Lideri i Ligës Premier kanë qenë në bisedime me Alexander-Arnold dhe ekipin e tij dhe duan të zgjasin kontratën e tyre, sikurse me Mohamed Salah dhe kapitenin Virgil van Dijk.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj