Fluminense shkakton befasinë e madhe, eliminon Interin nga Kupa e Botës për Klube

Interi ka pësuar humbje me rezultat 2-0 ndaj Fluminenses, duke u eliminuar kështu nga Kupa e Botës për Klube.
Golin e epërsisë brazilianët e gjetën në minutën e tretë të ndeshjes, duke realizuar për 1-0 përmes German Canos i cili realizoi me kokë.
Në minutën e 11-të Inter pati një rast për të barazuar rezultatin, por goditjen e Federico Dimarcos e ndali portieri brazilian Fabio.
Fluminense e gjeti edhe golin e dytë në minutën e 40-të përmes Ignacio, por ai u anulua për pozicion jashtë loje.
Një rast ideal për të barazuar shifrat e shpërdoroi Stefan De Vrij, i cili në minutën e 69-të dështoi të realizojë nga afërsia.
Në hapësirën e dy minutave, Lautaro Martinez pati dy raste të arta shënimi, por argjentinasit iu mohua goli nga Fabio.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit ‘Nerazzurrët’ provuan gjithçka për ta çuar ndeshjen në vazhdime, por nuk patën rezultat.
Në minutat shtesë të ndeshjes Fluminense gjeti edhe golin e dytë përmes Hercules që realizoi për epilogun përfundimtar 2-0 dhe tani në fazën tjetër do të përballen me fituesin e ndeshjes Manchester City – Al Hilal.
Komente