Policia po kërkon ndihmë për kapjen e këtyre dy personave, ja për çfarë vepra po dyshohen

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 23 Maj, 2025

Komente


Policia po kërkon ndihmë për kapjen e këtyre dy personave, ja për çfarë vepra po dyshohen

Policia e Kosovës është në kërkim të dy personave, fotografitë e të cilëve janë publikuar me autorizimin e Prokurorisë Themelore, për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Rasti ka ndodhur në një parking në rrugën “C” në Prishtinë, dhe për hetimin e tij policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar dhe lokalizuar personat e dyshuar.

Policia përmes një postimi në Facebook, fton qytetarët se kushdo që ka informacion, përmes njohjes së tipareve fizike apo vendndodhjes së tyre, të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të këtij rasti.

“Rasti ka ndodhur në një parking në rrugën “C” në Prishtinë, dhe për hetimin e tij Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar dhe lokalizuar personat e dyshuar.Ftojmë të gjithë ata që kanë informacion të mundshëm – përmes njohjes së tipareve fizike apo vendndodhjes së tyre – të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj