Policia e Ferizajt zgjeron aktivitetin e ligjëratave me nxënës nëpër komuna tjera

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 14 Mars, 2025

Komente


Policia e Ferizajt zgjeron aktivitetin e ligjëratave me nxënës nëpër komuna tjera

Pas ligjëratave të Policisë së Kosovës në Ferizaj me nxënësit e shkollave fillore për dukuritë negative, ato janë zgjeruar edhe në komunat tjera. Së fundi këto ligjërata kanë nisur të realizohen edhe në komunën e Shtimes dhe qëllim të ndërgjegjësimit dhe parandalimit të dhunës ndaj fëmijëve, dhunës në familje dhe dukurive tjera në shkollë.

“Policia e stacionit në Shtime ka organizuar ligjërata ndërgjegjësuese në shkollat e mesme të ulëta në komunën e Shtimes. Në kuadër të Strategjisë së Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, policët e stacionit në Shtime kanë realizuar ligjërata me nxënësit e klasave VI deri IX në shkollën “Lasgush Poradeci” në fshatin Vojnovc, si dhe në paralelen e saj në fshatin Gjyrkovc”, ka thënë Kanun Veseli Zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

Sipas tij, në këto ligjërata morën pjesë rreth 96 nxënës, ndërsa të pranishëm ishin edhe drejtorët e shkollave dhe personeli arsimor. Sipas tij, Policia e stacionit në Shtime do të vazhdojë organizimin e ligjëratave edhe në shkollat e tjera të komunës, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe parandalimin e dukurive negative në mesin e të rinjve.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj