Policia e Ferizajt arrestojnë një grua që ishte në kërkim nga gjykata e Prishtinës

Policia rajonale e Ferizajt, nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se të hënën rreth orës 17:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka lokalizuar dhe arrestuar një person të kërkuar nga gjykata Themelore e Prishtinës.
“E arrestuara, A.Q. (25 vjeçe), ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për veprën penale “vjedhje e rëndë”, për të cilën ishte dënuar me 1 vit e 20 ditë burgim. Pas përfundimit të procedurave policore, ajo është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe forcimin e sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatë.
Komente