Në Gjermani fitojnë konservatorët por e djathta ekstreme arrin rezultat rekord

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 24 Shkurt, 2025

Komente


Në Gjermani fitojnë konservatorët por e djathta ekstreme arrin rezultat rekord

Friedrich Merz dhe partia e tij konservatore kanë fituar zgjedhjet në Gjermani, por nuk arritën të marrin 30% të votave të pritura, raporton BBC.


Ai u tha mbështetësve të tij të gëzohen sonte dhe të fillojnë punën të nesërmen.

Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), arriti një rezultat rekord prej 20.8% dhe zuri vendin e dytë.

Kandidatja për kancelare e AfD-së, Alice Weidel, tha se gjermanët kanë votuar për ndryshim dhe parashikoi zgjedhje të reja.

Për më tepër, në lindje të Gjermanisë, AfD-a arriti 34% të votave.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj