Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 28 Janar, 2025

Komente


Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Miroslav Lajçak, e ka përfunduar detyrën si emisar i BE-së në dialogun Kosovë – Serbi.

Në vend të tij, tashmë e ka caktuar pasuesin e tij në këtë detyrë, danezin Peter Sorensen.

Sot, ai edhe njëherë dhe për herë të fundit në karrierën e tij politike u prononcua rreth këtij dialogu.

Lajçak deklaroi se Bashkimi Evropian synon të rifillojë bisedimet në nivel liderësh pas zgjedhjeve në Kosovë.

Diplomati sllovak theksoi se BE-ja po përgatit propozime për të dyja palët në një proces që do të udhëhiqet nga kreu i diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, me ndihmën e Peter Sorensen, i cili u emërua pasardhës i Lajçakut.

Ai u pyet se në çfarë gjendje është sot dialogu Kosovë-Serbi.

61-vjeçari, deklaroi se tha se dialogu është në gjendje më të mirë se atëherë, por se normalizimi i marrëdhënieve nuk ka përparuar.

Miroslav Lajçak në një intervistë për RTS, deklaroi se në prill të vitit 2020 nuk ka pasur dialog, se nuk ka pasur dialog që nga viti 2018 dhe se detyra e tij e parë ka qenë ta kthejë në jetë dialogun dhe se kjo ka ndodhur shumë shpejt, me takimin e parë të liderëve në korrik të atij viti.

“Deri më sot kemi pasur 14 takime në nivel të liderëve dhe 31 në nivel të kryenegociatorëve. Kam vizituar 28 herë Beogradin dhe po aq herë Prishtinën. Gjithashtu kemi pasur takime të shumta me liderë në kuadër të takimeve ndërkombëtare. Kemi prapa vetes rezultate konkrete zgjidhja e çështjes së personave të zhdukur, një zgjidhje për situatën e energjisë në veri të Kosovës, udhëtimi me letërnjoftime”, tha Lajçak.

Sipas tij, rezultati më i rëndësishëm është Marrëveshja e Ohrit në rrugën drejt normalizimit.

Ai tha se megjithëse dialogu është në një gjendje shumë më të mirë se para fillimit të mandatit të tij, normalizimi nuk është, duke përmendur si arsye krizat e shumta.

Lajçak foli edhe rreth arsyes së moszbatimit të marrëveshjes për normalizimin Kosovë -Serbi.

Sllovaku tha se është mungesa e besimit mes dy palëve në dialog dhe mungesa e besimit që, nëse njëra palë e zbaton çfarë kërkohet prej tyre, do të marrin atë që u është premtuar.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj