Partitë ende pa marrëveshje, sot përpjekja e 40-të për konstituimin e Kuvendit

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 1 Korrik, 2025

Komente


Partitë ende pa marrëveshje, sot përpjekja e 40-të për konstituimin e Kuvendit

Edhe pse Gjykata Kushtetuese ka obliguar përfundimin e seancës konstituive brenda 30 ditësh, partitë politike ende nuk kanë arritur pajtim për formën e votimit të kryetarit të Kuvendit.

Para tentativës së 40-të për konstituimin e legjislaturës së 9-të, nuk ka ende sinjale për marrëveshje që do t’i jepte fund bllokadës institucionale, 

Kushtetuesja ka vendosur për të gjithë procesin e konstituimit, duke përfshirë edhe formën e votimit, por kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vazhdon të insistojë në votim të fshehtë, e cila po kundërshtohet ashpër nga opozita.

Në mungesë të një marrëveshje politike, edhe tentativa e 40-të lë pak shpresë se do të kemi konstituim të Kuvendit nesër gjatë seancës së paralajmëruar për ora 11:00.

Nga ana tjetër, në përpjekje për zhbllokim të situatës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i ftojë liderët e partive politike në takime në ditët në vijim.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj