AAK zyrtarizon tetë kandidatë për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 5 Qershor, 2025

Komente


AAK zyrtarizon tetë kandidatë për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook se Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së ka miratuar me vota unanime tetë kandidatura për kryetarë komunash në zgjedhjet komunale.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se kandidaturat e miratuara në Këshillin e Përgjithshëm janë si vijon:


▪ Në Gjakovë: Ardian Gjini



▪ Në Pejë: Ali Berisha

▪ Në Suharekë: Bali Muharremaj

▪ Në Rahovec: Smajl Latifi

▪ Në Klinë: Zenun Elezaj

▪ Në Deçan: Bashkim Ramosaj

▪ Në Prishtinë: Bekë Berisha

▪ Në Artanë: Ajet Avdyli

Haradinaj ka njoftuar gjithashtu se gjatë ditëve në vijim degët e tjera të Aleancës do të dalin me propozimet e tyre për kandidatë, për të përmbyllur tërësisht hartën zgjedhore të AAK-së në nivel vendi.


“Aleanca po hyn në këtë proces zgjedhor me kandidatë të dëshmuar dhe me vizion të qartë zhvillimor”, ka shkruar Haradinaj.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj