Kryetarit Agim Aliu i shkarkohet dhe emërohet nënkryetari kundërligjshëm nga Kuvendi Komunal

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 12 Prill, 2025

Komente


Kryetarit  Agim Aliu i shkarkohet dhe emërohet nënkryetari kundërligjshëm nga Kuvendi Komunal

Kuvendi Komunal i Ferizajt në mbledhjen e mbajtur në fund të muajit mars ka bërë shkarkimin e nënkryetarit për komunitetit, Danush Ademi.

Ky vendim i marrë me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit Komunal, po kontestohet nga njëri prej tyre, i cili në kushte anonimiteti e ka denoncuar rastin në redaksinë e gazetës.

Sipas tij, procedura e shkarkimit është e kundërligjshme, pasi që propozimin për shkarkimin e tij nuk e ka dhënë kryetari i komunës, ashtu siç parashihet me ligjin për Vetëqeverisjen Lokale.

Në fillim të kësaj mbledhje të Kuvendit Komunal, asamblistja e koalicionit “Lista e Ashkalinjëve”, Pakize Bujani ka propozuar që të bëhet shkarkimin e Danush Ademit, me arsyetimin se i njëjti ka dhënë dorëheqje nga partia dhe rrjedhimisht nuk e përfaqëson më këtë komunitet.

Ajo ka propozohet që Danush Ademi në postin e nënkryetarit të zëvendësohet me Qazim Rrahmanin, propozim i cili është miratuar me shumicë votash.

Çka thotë neni 61.3 i Ligji për Vetëqeverisje Lokale?

“Emërimi dhe shkarkimi i Nënkryetarit për Komuniteteve propozohet nga Kryetari i Komunës dhe duhet të miratohet nga shumica e anëtarëve të Kuvendit të Komunës që janë të pranishëm dhe votojnë si dhe shumica e anëtarëve të Kuvendit të Komunës që janë të pranishëm dhe votojnë të cilët i përkasin komuniteteve jo shumicë.”

Pra, sipas këtij ligji me të cilin veprojnë komunat, propozimin duhet ta jap kryetari, gjë të cilin nuk e ka bërë, pasi që ai është bërë nga asamblistja Pakize Bujani.



Linku i videos së seancës: https://www.youtube.com/watch?v=qkZ26sdMbsA

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj